Bekim Samadraxha ud drejtor i Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Bekim Samadraxha është ushtruesi i detyrës së drejtorit te Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Ai deri tash ka punuar si udhëheqës i divizionit për zhvillim dhe monitorim në Ministrinë e Arsimit, raporton KTV.

Valmir Gashi, këshilltar i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Samadraxha, do të jetë në këtë detyrë deri sa të kompletohet i tërë stafi.

Ai ka shtuar se Samdraxha e ka pezulluar punën në MASHT dhe në agjenci ka filluar të punojë që nga e hëna.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë edhe me Bekim Samadraxhën, por ai nuk ka pasur kohë të flasë për televizionin. Ndërkaq njohësit e çështjeve arsimore janë shprehur se anëtarëve të Agjencisë duhet ta bëjnë një punë të madhe, pasi arsimi i lartë çdoherë ka nevojë për përmirësime. Ndonëse janë emëruar anëtarët vendës të bordit të kësaj agjencie, 2 anëtarët e jashtëm ende nuk janë përzgjedhur, ani pse është mbushur pothuajse një muaj prej kur ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka shkarkuar anëtarët e bordit si dhe ushtruesin e atëhershëm të drejtorit të Agjencisë.