Bekim Jashari: Sami Lushtaku është i njëjti, e la edhe babën tim dikur dhe iku në Gjermani

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka ngre një varg akuzash ndaj asamblistëve të PDK-së në Skenderaj duke thënë se po mundohen ta sabotojnë dhe bllokojnë punën e tij.

Madje ai nuk la pa e përmendur edhe paraardhësin e tij, Sami Lushtakun, për të cilin ka thënë se nuk e habisin veprimet e tij.

“Që tenton Sami Lushtaku të më bllokoj, kjo nuk më befason aspak, sepse Sami Lushtaku edhe babën e mixhën tim i ka lanë për 5 vjet dhe ka ikë në Gjermani, sepse është po ai Samiu që ka qenë”, ka thënë Jashari gjatë një konference për media pas dështimit të mbledhjes së asamblesë komunale.

“Të gjitha këto lidhen ngushtë po këtyre individëve që i përmenda, pikërisht të kryetarit të degës së PDK-së, Sami Lushtaku dhe njerëzve të tij, sepse ata e dinë fort mirë se çka kanë bërë me këtë vend, i kanë marrë informatat se Bekimi (Bekim Jashari) nuk do t’ua mbulojë askujt të keqen, e këtu po ju dhemb atyre, e që Bekimi ka me dalë përball të gjithëve”, ka shtuar ai./Insajderi.com