Bëhuni gati për borë, ja temperaturat gjatë javës (Foto)

Po vijnë ditë të akullta, në fillim të javës kohë pas kohe me borë.

Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Nga dita e mërkurë do të ketë intervale më të gjata me diell, por që temperaturat do të jenë nën zero celsius gjatë tërë ditës, që në meteorologji njihen edhe si ditë të akullta.

Të premten vranësirat do të fillojnë të shtohen, e në mbrëmje vonë priten edhe mundësi për reshje bore. Sipas tendencave të fundit, në fundjavë një tjetër depërtim i masave të ftohta polare nga verilindja, ka gjasa të sjellë sërish mot të ftohtë dhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit në këtë javë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -9C deri -3C, e maksimale nga -1C deri në +2C.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare, kryesisht nga krahu verior 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lart mbi vlera normale.