Begaj thumbon Veselin gjatë zbulimit të bustit të Dëshmorit Habib Zogaj-Arbri

Ragip-begajNë ceremoninë e zbulimit të bustit të Dëshmorit të Kombit Habib Zogaj-ARBRI, pas fjalës së Kadri Veselit i cili u shpreh se dëshmorët u flijuan për liri dhe për Kosovën e pavarur, nuk kanë munguar thumbimet nga pasfolsit të tij. Për ta thumbuar Veselin nuk ka nguruar as i pari i Malishevës i cili u shpreh se: Dëshmorët dhanë jetën duke luftuar kundër pushtuesit serb, ata bënë shumë për ne dhe vendin, por sot elitat politike nuk po bëjnë sa duhet për dëshmorët dhe as për Malishevën. Më tej kryetari Begaj, tha se do të ishte më mirë që ngjarjet të tilla të organizoheshin në data si 28 Nëntori, 17 Shkurti, apo 5-6 Mars, pasi këto data ndërlidhen me luftën e UÇK-së dhe përpjekjen për çlirim të popullit duke aluduar se data e sotme ishte përcaktuar nga dikush tjetër e që Begaj tha se ishte vullnet i familjes. Mirëpo burime të Malishevapress, bëjnë të ditur se Komuna e Malishevës nuk ishte njoftuar fare për këtë ngjarje, por ata vetëm ishin ftuar si pjesëmarrës edhe pse komuna kishte kontribuar në ndërtimin e platosë ku u vendos busti i dëshmorit.

Sipas njoftimeve edhe nga vet organizatorët busti ishte ndërtuar nga buxheti i Kuvendit të Kosovës. Kurse në këtë ceremoni përveç familjarëve dhe qytetarëve, vërehej pjesëmarrje e dukshme e zyrtarëve dhe deputetëve të PDK-së, në mesin e të cilëve edhe shumë anëtarë të SHIK-ut.