Begaj shkon për vizitë në Kuçukçekmece të Turiqisë (Foto)

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha dhe anëtari i KK të Malishevës, Faik Zogaj, janë duke qëndruar në Stamboll, përkatësisht në Komunën e Kuçukçekmece, ku janë takuar me udhëheqjen e kësaj komune, të cilët kanë thënë se janë të  interesuar të investojnë në Malishevë.

Sipas drejtorit të bujqësisë në Malishevë, Murat Hoxha, kryetari Begaj, është takuar me kryetarin e Komunës së Kuçukçekmeces, Temel Karadeniz dhe nënkryetarin Rexhep Sencan, ky i fundit me prejardhje shqiptare, ndërsa gjatë takimeve, kryetari Begaj, i ka njoftuar me mundësitë dhe kushtet që ka Malisheva, për sjelljen e investimeve të huaja.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Kuçukçekmece, komuna më e madhe në Stamboll, Temek Karadeniz, ka thënë “se janë të interesuar edhe ta ndihmojnë Malishevën, por edhe të investojnë në Malishevë, pasi shumë nga bizneset e kësaj komune, kanë mundësi që të investojnë, sidomos në fushën e bujqësisë.