Begaj pret delegacionin e arsimtarëve shqiptarë nga Suedia

001. RAGIP BEGAJNë pasditen e së dielës, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur një delegacion nga shoqata e arsimtarëve shqiptar në Suedi, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe kontributit të përbashkët në ngritjen e arsimit shqip në Suedi, pasi në këtë shtet jetojnë një numër i madh bashkatdhetarëve shqiptar, përfshi edhe mërgimtar nga Malisheva.
Kryetari Begaj, i ka falënderuar arsimtarët shqiptar, për kontributin e tyre në shkollën shqipe në Suedi, duke e vlerësuar lartë punën e tyre, që fëmijët tanë, të mos e harrojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, pavarësisht se jetojnë në një vend të huaj. Po ashtu i ka falënderuar edhe për vizitën në Malishevë.
Nga ana tjetër, delegacioni i arsimtarëve shqiptar, e ka ftuar kryetarin Begaj dhe një pjesë të qeverisë komunale, që të marrin pjesë në tridhjetë vjetorin e shkollës shqipe në Suedi./malishevapress.com/