Begaj premton përkrahje për klubin futbollistik Malisheva

Sot, kryetari i Komunës Ragip Begaj ka përcjellë nga afër një lojë të KF UV Malisheva prej nga përmes facebookut i ka dhënë përkrahje dhe u ka premtuar ndihmë në të ardhmen.

Ja postimi i Begajt:

Në përkrahje të klubit KF UV Malisheva, sot isha përkah tyre në Drenas për t’i përgëzuar për sukseset që ky klub po i arrin dhe për t’i inkurajuar për suksese të mëtutjeshme.

I siguroi futbollistët se do të jemi në përkrahje të tyre të vazhdueshme dhe shumë shpejt do të ju krijojmë kushte që sezonin e ardhshëm ndeshjet ti zhvillojnë në stadiumin e tyre të ri ne Malishevë, po ashtu falenderoj bashkatdhetarin Bekim Bytyqi i cili sot dhuroi paisje per klubin.

 

Forca KF UV Malisheva