Begaj: Para lufte isha milioner

Ragip BegajKryetari aktual i Komunës së Malishevës ka dhënë një intervistë për gazetën Fjala në të cilën ai ka thënë se pasuria e tij prej 280 mijë eurove është e trashëguar tërësisht nga familja e tij.

Begaj, nuk e mohon se gjatë viteve të 90-ta ka qenë pronar i një pasurie milionëshe.

Paga prej kryetarit thuhet se është e vetmja mbijetesë për kryetarin e kësaj Komune.

“..nga pas lufta jetoj vetëm me pagën qe marr, dhe ju them se para lufta kam qenë milioner dhe tani nuk jam milioner, pasi pasuria më është shkatërruar gjatë luftës”, thotë Begaj.

Në këtë intervistë, Begaj përveq që ka folur për projektet të cilat i ka realizuar gjatë udhëheqjës së tij, ai ka treguar edhe për uljën e numrit të vdekjeve të qytetarëve të Malishevës nga rriqrat, si dhe shumën që kjo Komunë, ka ndarë nga buxheti pas iniciativës për rrepelimin e kafshëve.