Begaj në tepihun e kuq! (Foto)

Ndonëse në ndërtesën komunale objekt ku nuk do duhej të kishte ngjyra partiake, megjithatë Begaj dhe anëtarët tjerë të Nismës kurrsesi nuk mësohen për të respektuar institucionin i cili do duhej ti përfaqësonte të gjithë qytetarët pa dallime në bindjet politike të tyre. Sot, kryetari Begaj menjëherë pasi kishte dhënë betimin para anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe para shumë qytetarëve që ishin prezent në seancën konstituive, ku ishte zotuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Malishevës, pa dallim në bindjet e tyre partiake dhe tjera, ai e bënë saktësisht të kundërtën. Në oborrin e komunës, atij i ishte rezervuar një festë ku nuk munguan ngjyrat e partisë së tij, fishekzjarrët dhe tepihu i kuq që ishin rezervuar për ta uruar Begajn për mandatin e tij të radhës. Kjo bije ndesh me fjalët e kryetarit të dhëna disa minuta më parë në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal.