Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Begaj nderon dy punëtor shëndetësor të pensionuar, për kontribut në shëndetësi dhe në punë – Malisheva Press

Begaj nderon dy punëtor shëndetësor të pensionuar, për kontribut në shëndetësi dhe në punë

pensionistetKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha, sot  në një ceremoni rasti, i kanë nderuar me mirënjohje dy punëtor shëndetësor, për kontributin e tyre në shëndetësinë dhe në punë në përgjithësi, për kontributin e tyre mbi dyzetvjeçar. Punëtorët që sot i janë nderuar për kontributin e tyre, janë Hajrë Mazreku dhe Shefqet Paçarizi.

“Kontribut i juaj, dyzetekatër vjeçar, është një kontribut i jashtëzakonshëm, ku së bashku edhe me punëtorët tjerë, përveç punës së tyre, ju edhe në kohë të vështirë, si dhe gjatë luftës së fundit, i keni dalë në ndihmë banorëve të Malishevës dhe më gjerë, përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

Ndërsa drejtori Berisha, i ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për kontributin e tyre në shëndetësi.

Begaj dhe Berisha, iu uruan pensionimin dhe shëndet të mirë.

Hajrë Mazreku dhe Shefqet Paçarizi, janë dy punëtor shëndetësor, të cilët së fundmi,  kanë punuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, ku edhe janë pensionuar.