Begaj mundohet të ‘’fsheh” të kaluarën e tij politike (dokument)

ragip-begaj-600Kryetari i Malishevës Ragip Begaj si duket nuk ndjehet rehat me të kaluarën e tij politike.

Ai ka prezantuar biografinë e tij në webfaqen e Komunës së Malishevës ( http://kk.rks-gov.net/malisheve/Municipality/President.aspx ), në të cilën ai nuk ka përfshirë disa nga funksionet partiake që ka pasur gjatë angazhimit të tij politik gjatë kohës së ish-Jugosllavisë por edhe angazhimin e tij të pas luftës.

Në pjesën e karrierës së tij politike ai ka mbajtur të fshehur faktin që përveç të qenit Delegat i Komunës së Malishevës gjatë viteve 1986-1990 ai ka bartur edhe funksione partiake të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.

Gjithashtu Begaj është munduar të fshijë të kaluarën politike në PDK gjë të cilën e din mbarë opinioni publik në Malishevë. Begaj që nga paslufta ai ka qenë pjesë e strukturës partiake të PDK-së duke qenë edhe anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së deri në vitin 2013 në emër të së cilës ishte zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal, Nënkryetar i Komunës dhe Kryesues i Kuvendit Komunal./malishevapress/Begaj