Begaj mban tubim në Berishë, Fshatin e ri dhe në Tërpezë

Kryetari aktual i Malishevës Ragip Begaj, njëherësh kandidati për kryetar nga NISMA tha se po gjenë mbështetje nga banorët e Malishevës edhe për një mandat qeverisës.

“Vazhduam të takojmë banorët e Berishës, Fshatit të ri dhe Tërpezës, të arriturat dhe planifikimet për mandatin e ardhshëm po gjejnë mbështetje anekënd komunës sonë”, thuhet në postimin e këtij subjekti.

Në këto takime me banorë u bë edhe prezantimi i kandidateve, që do të kandidojnë për zgjedhjet e 22 tetorit.

“Në Berishë u prezantua kandidati për Asamblenë Komunale Flamur Berisha me numër 27, si dhe në Tërpezë, Albert Krasniqi me numër 14, vazhdojmë të bashkuar dhe fuqishëm drejt sukseseve të radhës”, përfundon njoftimi.