Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Begaj: Kërkon nga KEDS-i ndërtimin e stacionit 110 kv në Malishevë – Malisheva Press

Begaj: Kërkon nga KEDS-i ndërtimin e stacionit 110 kv në Malishevë

begaj-kedsKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, Avni Alidemaj, drejtor i sistemit të operimit në KEDS dhe përgjegjësit tjetër të KEDS-it nga distrikti i Gjakovës dhe njësisë së distribuimit në Malishevë, me të cilët ka biseduar për investimet aktuale të KEDS-it, si dhe për investimet e mundshme në rrjetin e energjisë elektrikë në Komunën e Malishevës, pasi rrjeti aktual dhe kapaciteti i energjisë, nuk i plotëson nevojat e Malishevës.

Fillimisht, drejtori Alidemaj, e njoftoi për investimet në Malishevë, siç është investimi i fundit në ndërtimin e një trafo për pompat ujit në Senik, si dhe për angazhimet tjera të KEDS-it. Po ashtu Alidemaj, shprehi mirënjohje për gatishmërinë e komunës, dhe për bashkëpunimin e mirë.

Kryetari Begaj dhe drejtori Alidemaj, biseduan edhe për mundësinë e investimit në rregullimin e rrjetit elektrik në qytetin e Malishevës, përkatësisht në rrugët kryesore, ku planifikohet largimi i shtyllave dhe futja nëntokë e rrjetit elektrik.

Më pas kryetari Begaj, shprehi pakënaqësinë e tij për gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike në Malishevë. “Kapaciteti i pamjaftueshëm i energjisë elektrikë, është pengesë në zhvillimin e Malishevës. Po ashtu në shumë vendbanime, qytetarët detyrohen të përdorin përforcues të rrymës, prandaj kemi nevojë për rritje të kapacitetit dhe rregullimin e rrjetit aktual nëpër fshatra, pasi në shumë fshatra rrjeti është i viteve të ‘60 – ta. Ne si komunë jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë drejtim, por është e padrejtë që të mos investohet në Malishevë”, tha kryetari Begaj, gjatë bisedës me përfaqësuesit e KEDS-it. Më pas kryetari Begaj, i paralajmëroi përfaqësuesit e KEDS, se “jemi të pakënaqur dhe mund të ketë edhe shprehje të pakënaqësisë në forma të ndryshme, pasi kapaciteti i energjisë elektrike, është e pamjaftueshme”.

Kryetari Begaj, ka kërkuar që në Malishevë, të ndërtohet stacioni 110kv, pasi energjia në Malishevë vjen vetëm 35 kv, që është shumë e pamjaftueshme për nevojat e Komunës së Malishevës. Në këtë takim u bë e ditur, se sipas planifikimeve të mëhershme të KEK-ut, në vitin 2010 është dashur të filloj ndërtimi i stacionit 110 kv, por se pse nuk ka filluar kjo dhe si ka ikur ky investim nga Malisheva, nuk ka informacione.

Edhe drejtuesit e KEDS në Malishevë, gjithashtu thanë se Komuna e Malishevës, i përkrahë në aktivitetet e tyre të përditshme, megjithëse qytetarët kanë nevojë për më shumë investime dhe rritje të kapacitetit, pasi kapaciteti aktual është i pamjaftueshëm për nevojat e ekonomive familjare apo bizneseve.

Për këtë çështje, kryetari i Komunës së Malishevës, gjatë muajit të kaluar ka zhvilluar takime me përgjegjësit e KOST-it, ZRRE-së dhe me drejtorin e KEDS-it, ku ka kërkuar përkrahje për ndërtimin e stacionit 110 kv në Komunën e Malishevës, si nevojë emergjente për furnizim stabil me energji elektrike.