Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Begaj, kërkon mbështetje për të fituar në balotazhin e 19 nëntorit në Malishevë – Malisheva Press

Begaj, kërkon mbështetje për të fituar në balotazhin e 19 nëntorit në Malishevë

Mbrëmë në debatin e mbajtur në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit, kandidatët për kryetar të Komunës së Malishevës kanë prezantuar  ofertën e tyre.

Në raundin e dytë në garë janë kandidati nga Nisma për Kosovën, Ragip Begaj dhe Mursel Gashi nga PDK-ja.

Ragip Begaj kandidat për kryetar të Malishevës, nga Nisma për Kosovën, tha se puna e tij katër vjeçare ka bërë që të jetë i pari në raundin e parë. “Unë kam kryer qindra projekte dhe pres që të jem fitues edhe në raundin e dytë. Qytetarët e Malishevës e dinë si është punuar në Malishevë dhe ata e vlerësojnë këtë”, deklaroi Begaj. Ai ka akuzuar qeverisjen e PDK-së që për shumë vite ka keqeverisur me Malishevën dhe me këtë rast Begaj është shprehur i bindur se do të dalë fitues i zgjedhjeve të 19 nëntorit duke u bazuar kështu në numrin e votave që ka kundrejt kandidatit të PDK-së në zgjedhjet e 22 tetorit.