Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Begaj falënderon punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Malishevë – Malisheva Press

Begaj falënderon punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Malishevë

foto-4Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, në kuadër të përmbylljes së këtij viti, i kanë pritur punëtorët shëndetësorë, nga Qendra Kryesore Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, të cilët i kanë falënderuar dhe përgëzuar për punën e tyre humane që janë duke bërë, në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa në emër të stafit të QKMF-së, ushtruesi i detyrës së drejtorit, Milazim Kryeziu, i falënderoi të gjithë punëtorët për punën që po bëjnë, si dhe komunën  për përkrahjen e vazhdueshme në plotësimin e nevojave të QKMF-së. Sipas Kryeziut, QKMF e Malishevës i ka shërbimet më të shpejta për qytetarë dhe shërbimet janë profesionale në të gjithë sektorët. Kryeziu, i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën dhe angazhimin e tyre, si dhe Komunën e Malishevës, për mbështetje, ndërsa tha se “këto shërbime do të vazhdojnë të jenë në nivel edhe më të lartë, gjithmonë në ruajtjen dhe kujdesin e shëndetit të të gjithë banorëve të Komunës së Malishevës”.