Begaj falënderon përfaqësuesit rajonal të OSBE-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës njëkohësisht edhe  njoftues, përfaqësuesin  rajonal të OSBE-së , të deritanishmin, z YUSUKE HARE  dhe njoftues me znj, IRENE SCINTO, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, për  ndihmën dhe bashkëpunimin që ka dhënë OSBE, në fushat e ndryeshme.

Kryetari , Begaj e falenderoi, YUSUKE HARE, për bashkëpunim reciprok dhe të ndërsjelltë, për aq kohë sa , ai udhëhoqi me zyrën rajonale të OSBE-së. Takimet   me karakter pune që zhvilloi me zyrtarët e  Komunës së Malishevës, përvojat që solli e të cilat u vlerësuan dhe ndihmuan në zhvillimet e përgjithshme. Yusuke Hare, shprehi mirënjohjen  dhe falenderimin për bashkëpunim të kryetarit Begaj, dhe  uroi për suksese në të ardhmen, qytetarët e Komunës së Malishevës.

Fillimisht, Begaj  i uroi mirëseardhje, znj.Irene Scinto, përgëzoi për detyrën që ka marrur, si përfaqësuese rajonale e OSBE-së, ku  shpresojmë  të  thellojmë bashkëpunimin dhe të avancojmë  demokracinë qytetare dhe e njoftoi për  zhvillimet në Komunën e Malishevës.