Begaj falenderon humanistin gjerman Manfred Wittwer për kontributin e tij në Komunën e Malishevës

foto 2

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur sot në një takim, humanistin e njohur gjerman, nga qyteti i Soestit, Manfred Wittwer, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij, në sigurimin e dy kontingjenteve me inventar, për shkollat e Komunës së Malishevës. Po ashtu, kryetari Begaj, krahas humanistit Wittwer, ka falënderuar edhe bashkatdhetarin Nuhi Krasniqi, i cili gjithashtu ka kontribuar në sigurimin e këtyre donacioneve, por edhe në krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit me qytetin Soest në Gjermani.

“Ne ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë dhe për pritjen që na keni bërë në Soest. Dëshiroj që bashkëpunimi mes qytetit të Soestit dhe Malishevës, të vazhdoj edhe në fushat e tjera”, tha kryetari Begaj, me rastin e takimit me Manfred Wittwer.

Edhe humanisti Wittwer, e falënderoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për pritjen dhe tha se  do të jetë i angazhuar në thellimin e bashkëpunimit me Malishevën.

Falë angazhimit të këtij humanisti gjerman dhe bashkatdhetarit Nuhi Krasniqi, qyteti i Soestit ka dhënë donacion për shkollat e Malishevës, inventar për shkolla, ndërsa kjo formë e donacionit, pritet të rritet edhe në vitin tjetër, sikur që pritet të rritet edhe bashkëpunimi mes qytetit të Soestit dhe Malishevës.

Në këtë pjesë të Gjermanisë, jetojnë dhe punojnë shumë bashkatdhetar nga Kosova, dhe nga Malisheva në veçanti, ndërsa gëzojnë respekt nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Soestit dhe vendeve përreth.