Begaj dhe Kafexholli thonë se koalicioni është stabil

NISMALDK

Sot gjatë ditës janë takuar kryetari i Nismës për Malishevë z. Ragip Begaj dhe ai i LDK-së z.Sami Kafexholli, të cilët kanë biseduar rreth zërave që ditëve të fundit kanë dalur siç kanë thënë ata nga çarqet e caktuara se kinse ka qarje në mes të kualicionit mes Nismës dhe LDK-së në komunën e Malishevës.
Pas këtij takimi ata kanë dalur me një deklaratë të përbashkët, e cila sqaron gjendjen reale në mes të këtij kualicioni i cili siç thonë qendron stabil që nga dita e nenshkrimit.
Koalicioni në mes Nismës dhe LDK-së është nënshkruar me 23 shkurt të këtij viti, me ç’rast LDK-së ju dhanë tri drejtori dhe nënkryetari, ndërsa Nisma pjesën tjetër të pushtetit si dhe Kryesuesin e Kuvendit, në mesin e drejtorëve të LDK-së është edhe Sami Kafexholli, i cili së voni është zgjedhur Kryetar i këtij subjekti në degën e Malishevës.

Problemet në bashkëqeverisje i paraqitën vet drejtuesit e këtyre subjekteve në një prononcim të tyre për PortaliOnline, pasi Kryetari Begaj nuk kishte pranuar që ta emëronte Fetah Rudin për nënkryetar të Komunës, për shkak se sipas tij ai është me aftësi të kufizuara dhe nuk ka mundësi të ushtroj këtë pozitë. Me ç’rast kishte lindur një debat i madh rreth deklarimeve të Begajt, ku kishte reaguar edhe KMDLNJ-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se “Nisma për Kosovën dega në Malishevë, i ka kryer obligimet në bazë të marrëveshjes, dhe për konkretizim të hapave të tjërë nevoitet përmbushja e obligimeve nga partneri tjetër bashkëqeverisës”, por që nuk bëhet e ditur se cilat janë ato obligime të LDK-së që nuk janë përmbushur.

Më posht gjeni deklaraten e përbashkët të nënshkruar nga Kryetari  i NISMËS z.Begaj dhe ai i LDK-së z. Kafexholli. /MalishevaPress

deklarata Nisma LDK