Bedri Bytyçi i partisë Fjala: Komuna e Malishevës e uzurpuar nga Banja!

Kandidati i partisë Fjala Bedri Bytyçi përmes një postimi në fb i ka renditur 7 fakte që sipas tij tregojnë që qeverisja e Ragip Begajt fjalën e vetme të mbajtur e ka pasur kur ka punësuar familjarët dhe njerëzit partiak.

Ja postimi i Bytyçit:

Komuna e Malishevës e uzurpuar nga Banja!
Është koha që ta ndalojmë këtë uzurpim.
Vallë fshatrat tjerë nuk paskan udhëheqës të shkolluar, të aftë për punë dhe përgjegjësi?
Një komunë e demoluar nga një fshat.
Mos i mbyllni sytë përballë këtyre padrejtësive.
Më e keqja është se HAXHI Ragipi është betuar para Zotit dhe popullit që do të udhëheqë me drejtësi.
Madje sllogani i tyre i shpeshtë ka qenë: ne mbajmë fjalën!
Po është e vërtetë se këta e mbajtën fjalën për t’i punësuar familjarët dhe njërëzit partiak!
1. Dy deputetë Banjë, njëri kaloi zëvendëskryeministër, 
2. Kryetari i komunës nga Banja, 
3. Drejtori i financave nga Banja,
4. Drejtori i higjienës nga Banja,
5. Drejtoresha e qerdhës nga Banja, 
6. Zavendsministri nga Banja, 
7. Profesori pa konkurs para një jave nga Banja

Statistikat janë marrë nga Nexhat Krasniqi

Jepi fund qeverisjes keqe, jepi fund nepotizmit!