Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Bebe Rexha do të performojë sot në Tiranë – Malisheva Press

Bebe Rexha do të performojë sot në Tiranë

bebe-rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të performojë sot në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo dje ka mbërritur në Tiranë ku është pritur nga shumë adhurues.

Bebe Rexha, 27 vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka spikatur si autore tekstesh e shumë këngëve të njohura të yjeve të muzikës ndërkombëtare, por edhe për stilin e saj unik si këngëtare, do të interpretojë për publikun shqiptar hitet e saj më të fundit si “No broken hearts” apo “I can’t stop drinking about you”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.

Të ftuar në koncert do të jenë edhe legjenda britanike DJ Fatboy Slim dhe Honnee. DJ britanik Fatboy Slim, do të elektrizojë gjithashtu publikun. Ai është ndër të paktët DJ në botë i vlerësuar me 10 Çmime MTV dhe dy Çmime Brit Awards, dhe shquhet për performanca novatore dhe miksime të pakrahasueshme në skenë.bebe-rexha2bebe-rexha1