Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
BE-ja demanton Edita Tahirin për marrëveshjen për targat – Malisheva Press

BE-ja demanton Edita Tahirin për marrëveshjen për targat

probneZëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

“Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë”, ka thënë Kociançiq.

Një ditë më herët, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri kishte deklaruar se në bisedimet me Beogradin është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e veturave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë, që nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

Të njëjtën deklaratë e kishte mohuar Marko Gjuriq, i cili udhëheq delegacionin e Serbisë në këto bisedime, duke thënë se marrëveshja për targat nuk është arritur.