Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Bavaria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik – Malisheva Press

Bavaria dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Kryeministri, bavariaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është pritur sot nga kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer.

Pas pritjes dhe takimit të zhvilluar në Qeverinë e Landit të Bavarisë, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri Horst Seehofer, kanë mbajtur një konferencë për gazetarë, ku kanë shprehur përkushtimin e dyanshëm për bashkëpunim ekonomik.

Kryeministri i Landit të Bavarisë, Horst Seehofer, ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe qëllimin që këto marrëdhënie të zhvillohen edhe më shumë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Seehofer vlerësoi rëndësinë e takimit që do të zhvillohet sot me Shoqatën Bavareze për Ekonomi, duke theksuar përkrahjen e Qeverisë Bavareze në këtë drejtim.

Kryeministri i Bavarisë, po ashtu, bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për mundësinë e lëvizjes së kosovarëve, mundësinë e punësimit të kosovarëve në Gjermani, dhe se në cilat drejtime mund të zhvillohet ky punësim dhe kjo lëvizje.

“Marrëdhëniet tona janë të mira, dhe që të dyja palët do të përpiqemi që t’i përmirësojmë, dhe t’i zhvillojmë akoma më tej këto marrëdhënie”, tha kryeministri Seehofer.

Sa i përket çështjes së migrimit të kosovarëve, kryeministri Seehofer tha se kryeministri Mustafa e ka shprehur në mënyrë shumë të qartë që Kosova është një vend i sigurt i origjinës. “Nga pikëpamja ekonomike do të bashkëpunojmë më ngushtë me njëri-tjetrin, dhe do të ndihmojmë për investime dhe për kualifikime më Kosovë. Dhe së treti, ne kemi krijuar mundësi reale të punësimit të kosovarëve në Gjermani. Kjo ka ndodhur ndërkohë, dhe këto mundësi legale janë në interes të dy vendeve. Kjo është pamja e një bote të globalizuar”, tha kryeministri Seehofer.

Kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar lartë rolin e Bavarisë për një periudhë shumë të gjatë të qëndrimit dhe të punës së njerëzve nga Kosova.

Kryeministri, po ashtu, tha se Qeveria e Kosovës përkrahë plotësisht masat që Bavaria ka marrë në kthimin e qytetarëve të Kosovës që kanë ardhur dhe kanë kërkuar azil. “Konsiderojmë se Kosova është vend i sigurt, origjinë e sigurt, dhe që ne do të sigurojmë kushte që ata të kthehen dhe të punojnë atje. Kthimin e tyre e konsiderojmë shumë të drejtë dhe të nevojshëm dhe ne do të marrim masa që të bashkëpunojmë në fushën e ekonomisë, në mënyrë që të sigurojmë parakushte që njerëzit ta kenë perspektivën në Kosovë. Unë e vlerësoj shumë përkrahjen e juaj për bashkëpunim ekonomik në mes të Kosovës dhe Bavarisë. Ajo është gjëja që neve na nevojitet më së shumti në këtë kohë, sepse dëshirojmë që ne të jemi vend i cili do të inkuadrohet në tregun gjerman dhe në tregun e Bashkimit Evropian, përmes konkurrencës dhe përmes punës”, tha kryeministri Mustafa, duke ftuar kryeministrin Seehofer që të vizitojë sa më shpejt Kosovën.