Bastiset edhe Kryetari i Klinës Sokol Bashota

Është bastisur edhe kryetsokol bashotaari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili është nën hetime për procesin e dhënies së banesave komunale, ku përfitoi vet ai, nënkryetari nga radhët e AAK-së, Enver Berisha, si dhe një sërë politikanësh lokalë edhe nga LDK-ja.
Pas bastisjes së zyrës dhe shtëpisë së nënkryetarit të Klinës, Enver Berisha, nga radhët e AAK-së, të martën është bastisur edhe zyra dhe prona e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nga radhët e PDK-së.
Siç merr vesh, bastisja lidhet me një hetim që është duke u kryer në këtë komunë mbi mënyrën e shpërndarjes së banesave që janë ndërtuar nga kjo komunë, e në të cilat kanë përfituar edhe Sokol Bashota, kryetar i Komunës në mandatin tretë, dhe politikanë tjerë lokal, si Fadil Gashi (LDK) dhe Enver Berisha (AAK), Arben Limani (LDD), Vezire Elshani (LDK), Esat Raci (PDK)./gazetablic.com/