Bashkëshortja e njërit nga të arrestuarve turq përshkruan ngjarjen se si u arrestua burri i saj (Video)

Bashëshortja e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të organizatës “Gylistan” në Kosovë, Jusuf Karabina u arrestua sot derisa po shkonte në vendin e tij të punës në Lipjan, së bashku me bashkëshortën e tij, Jaseminën dhe djalin e tij, Talhanë.

Disa pamje të publikuara nga televizioni T7, dëshmojnë se Policia e Kosovës arrestoi Jusuf Karabinën.

Por në këto inçizime shihet gruaja e Jusuf Karabinës, Jaseminja, e cila nuk i beson Policisë së Kosovës dhe kërkon ndihmë nga kalimtarët e rastit të cilët po kalonin nëpër rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan.

Jasemina në pamundësi ta ndaloi vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmën e qyetarëve.

Ajo u ankua për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT.