Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Baraliu: Asociacioni me Kuvend kushtetutëbërës – Malisheva Press

Baraliu: Asociacioni me Kuvend kushtetutëbërës

mazllum baraliuNjë javë më parë presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, kurse kanë ardhur tashmë reagimet kundër këtij Asociacioni nga njohës të Kushtetues.

Se lënda është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese këtë e pranuar zëdhënësi i këtij institucioni, Veton Dula, i cili deklaroi përmes telefonit se kërkesa e presidentes është regjistruar dhe është duke u proceduar.

Sipas Dulës është herët për t’u prononcuar lidhur me atë se kur do të jepet mendimi i kësaj gjykate lidhur me lëndën e dërguar nga presidentja.

Sipas tij, mbetet çështje e brendshme se si do të procedohet më tutje.

Afati ligjor për të dhënë një vendim lidhur me këtë lëndë është deri në 60 ditë. Ndërkohë ish-kreu i këtij institucioni Enver Hasani ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë termin “Kuvend kushtetutëbërës” që është përdorur në marrëveshjen për asociacionin.

Hasani ka thënë në një opinion të botuar se në nenin 3 të Marrëveshjes për Asociacionin përcaktohet se Statuti i Asociacionit do të miratohet nga “një kuvend kushtetutëbërës”(anglisht: “constituent assembly”), e që, sipas tij, ka tërësisht kuptim të ndryshëm si në formë ashtu dhe në përmbajtje nga termi “kuvendi themelues” siç është përkthyer në gjuhën shqipe.

Ky term, sipas ish-kreut të Kushtetueses, duhet të sqarohet nga ky organ.

Ndërsa, njohësi i Kushtetutës dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu në një prononcim për KosovaPress, përveç që deklaroi se asociacioni ka kompetenca më shumë sesa një OJQ, tha se ky asociacion do të ketë kompetenca më shumë se që kanë komunat me shumicë shqiptare.

“Ky asociacion ose bashkësi e komunave serbe është një substrat, një krijesë e ndërmjetme e pushteti për arsye se thjesht është me baza etnike. Është me ingerenca kushtetuese, sepse e përmend në njërën prej pikave të saj të marrëveshjes së fundit atë që quhet  ‘këshilli themelues’, por në fakt është ‘kuvendi është kushtetutbërës’. Dhe në fakt është fjala për atë që quhet mbikëqyrje e plotë e që në anglisht është ‘full overvieë’. Pra, asociacioni ose bashkësia serbe ka mbikëqyrje të plotë në të gjithë çështjet e përmendura më poshtë dhe ato janë më shumë se sa kompetencat që kanë komunat me shumicë serbe e që janë asimetrike. Ato komuna në bazë të planit të Ahtisaarit kanë më shumë kompetenca se sa komunat me shumicë shqiptare”, tha Baraliu, për Kosovapress.

Baraliu përmend edhe një fakt që sipas tij i jep më shumë kompetenca këtij asociacioni sesa që është thënë e që ka të bëjë me mundësinë e shpërbërjes e që është një e drejtë ekskluzive e këtij organi.

“Mundësia e shpërbërjes që në fakt është një drejtë e vetos. Asociacionin nuk mund ta shpërbëjë askush në bazë të marrëveshjes së fundit, përveç ai vet me 2/3, pra kuvendi kushtetues. Kjo flet shumë se është bërë një krijesë, e cila nuk mund të shpërbëhet as me Kushtetutë as nga Qeveria dhe as nga Parlamenti i Kosovës”, theksoi Baraliu.

Lirimi nga taksat dhe pagesat e tjera fiskale është një tjetër element që sipas Baraliut e bënë këtë asociacion të jetë i veçantë në formën e tij, pasi që një privilegj të tillë qytetarët jo vetëm të kombësive tjera por edhe në asnjë shtet tjetër të botës nuk e gëzojnë.

Element tjetër që e bën këtë asociacion të duket si pushtet i tretë është edhe ai i marrëdhënies së kësaj bashkësie me institucionet qendrore të vendit, e të cilat sipas Baraliut në këtë marrëveshje janë specifikuar si marrëdhënie të partneritetit.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Isa Mustafa edhe pse ka shprehur zotim e Qeverisë për të vazhduar procesin e dialogut me Serbinë, ka deklaruar se janë duke pritur vendimi që do të jap Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë marrëveshje.

“Ne do të vazhdojmë me procesin e dialogut se ne dialogun e shohim të dobishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se po ashtu mbesim Konsistent në zbatimin e marrëveshjeve, të cilat ne i kemi arritur, duke i kaluar të gjitha procedurat që kemi paraparë me këto marrëveshje e po ashtu duke prit edhe epilogun e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëj me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, tha Mustafa.

Ndërkohë sipas fjalorit të Oxfordit termi “ Constituent assembly”, ka kuptimin e “ një grup i përfaqësuesve të zgjedhur, që kanë fuqinë/pushtetin për të bërë ndryshime, ose për të ndryshuar kushtetutën e një vendi”.