Banorët e fshatit Pagarushë janë në hall të madh nga plaçkitësit

Banorët e fshatit Pagarushë janë në hallë të madh nga hajnat të cilët vetëm brenda pak ditëve kanë thyer katër shtëpi nga të cilat kanë vjedhur gjëra të vlefshme. Një qytetare nga ky fshat në kushte anonimiteti ka thënë për redaksinë e malishevapress, se ka thënë se “brenda 10 ditëve janë thyer 4 shtëpi në lagjen e Dukojve dhe dy shtëpi të tjera në lagjen e Lacave”.

Edhe pse policia është duke zhvilluar hetimet megjithatë ende nuk ka arritur të bije në gjurmë të këtyre hajnave.

Probleme të kësaj natyre ditëve të fundit janë paraqitur edhe në vendbanimet tjera të Komunës së Malishevës dhe në adresën e redaksisë sonë vijnë mjaft shqetësime të banorëve për plaçkitjen e pasurisë së tyre nga hajnat.