Banorët e Damanekut të pakënaqur me punën e komunës për pastrimin e përroit (Video)

Puna që u bë një ditë më parë në zgjerimin dhe pastrimin e përroi nuk po u pëlqen aspak banorëve të fshatit Damanek të Malishevës.

Ata thonë se Komuna e Malishevës zgjeroi përroi në zonën ku nuk ishte e nevojshme pasi kur ka të reshura është pikërisht pjesa ku u ndërprenë punimet ajo që vërshohet nga ujërat, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesi i kësaj lagje, Burim Krasniqi. pohon se komuna i kishte premtuar qysh para katër viteve që ky përrua të pastrohej tërësisht.

Por, derisa Burim Krasniqi, thotë se kreu i komunës ia pranoi të jetë kryer puna, në komunë thonë se punimet vetëm sa kanë nisur ani se ky projekt nuk ishte në planifikimet e tyre.

Kronikë nga Iliri Pireva.