Balincë: Vërshimet dëmtojnë rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë (Foto)

Dëmet nga vërshimet kanë shkatërruar edhe murin mbrojtës të rrugës magjistrale Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Balincë, një pjesë e murit mbrojtës të kësaj rruge nuk ka mundur ti rezistoj dot vërshimeve të ditëve të fundit. Kjo pjesë e rrugës është bllokuar për qarkullim deri sa të largohet dheu dhe gurët që kanë rënë në rrugë.