Balincë: Rruga e shkollës në gjendje të rëndë (foto)

balince2

Kjo është rruga në fshatin Balincë, e cila lidhë fshatin me shkollën fillore “Tafil Kelmendi”.

Siq shihet në foto rruga është pa mirëmbajtje, e pa asfaltuar, pa trotuar, e mos të flasim për ndriqim.

Një qytetar nga Balinca i ka dërguar disa fotografi të kësaj rruge i cili thotë se së paku 700 nxënës të kësaj shkolle kalojnë qdo ditë në këtë rrugë, ai thotë se në këtë rrugë ka pasur edhe aksidente me fatalitet. Ai po ashtu shprehë brengën pasi jemi afër stinës së dimrit dhe rruga do të përkeqësohet edhe më shumë dhe se qarkullimi i nxënësve do të jetë më i vështirë.

Ai shpreson se kjo ngjarje të shkojë në veshin e organeve përgjegjëse dhe të marrin masa për rregullimin e kësaj rruge. /MalishevaPress

Balince1 balince3 balince4