Bajrampasha e Stambollit interesohet që të bashkëpunojë me Malishevën

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me ftesë të kryetarit të Komunës së Bajrampasha në Stamboll, e ka vizituar këtë komunë, ku është pritur nga kryetari Atila Aydiner. Begaj dhe Aydiner, kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

“I nderuar kryetar Ragip Begaj, ju falënderoj për vizitën që i bëni komunës sonë, dhe ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me komunën tuaj dhe rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe dy komunave”, ka thënë kryetari i komunës Bajrampasha, Atila Aydiner. Më pas, Aydiner, në faqen e tij zyrtare në facebook, e ka falënderuar publikisht kryetarin Begaj, për vizitën, siç e ka quajtur ai, si një vizitë e çmuar.

Më pas, kryetari Begaj, në kuadër të vizitës në këtë komunë, ka vizituar edhe sektorin e biznesit, ku është takuar me pronarët e bizneseve të mëdha të kësaj pjese të Stambollit, ndërsa vet biznesmenët turq, kanë shprehur interesimin e tyre, për të zgjeruar bizneset prodhuese edhe në Kosovë dhe konkretisht në Malishevë.

Begaj dhe Aydiner, janë deklaruar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me vizita të ndërsjella dhe shumë shpejt pritet që një delegacion i kësaj komune, të vizitoj Malishevën.