Baca Adem, i lënë pas dore!

foto 8Shtatorja e Adem Jasharit është dëmtuar shumë dhe askush nuk ndërmerr masa për ta rregulluar.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është përgjegjëse për menaxhimin e komplekseve memoriale të shpallura me vendim të Kuvendit të Kosovës, si zona me interes të veçantë kombëtarë dhe më karakter historik. Në kuadër të kësaj agjencie menaxhohen kompleksi memorial(k.m) “Adem Jashari”, k.m në Gllogjan, k.m në Marinë Skenderaj, k.m “Zahir Pajaziti”, “Iliaz Kodra”dhe kompleksi memorial në Reçak, raporton rtv21.

Drejtori i AMKM-së, Idriz Blakaj, në emisioni Bon Bon në RTV21, ka treguar se institucionet e vendit, nuk po përkrahin sa duhet projektet e kësaj agjencie.

“Përkrahja nuk i duhet drejtorit të agjencisë, e as vet agjencisë, përkrahja i duhet komplekseve memoriale, duke marr parasysh se kujt i dedikohen. Unë mendoj se kemi obligim shumë më të madh se sa që jemi duke bërë për ato komplekse” është shprehur Blakaj.

Gjatë bisedës në studio, vëmendje e veçantë iu kushtua Kompleksit memoral “Adem Jashari”. Ky kompleks që mbasë luftës u ndërtua me entuziasëm të madh është harruar nga udhëheqësit e vendit.

Komleksi memorial “Adem Jashari” përfshinë mbi 450 hektarë sipërfaqje ndërsa në ndërtim është vetëm 30 hektarë, ku janë të ndërtuara varrezat, shetitorja. Në mungesë të mjeteve financiare për të ndërtuar një muze objekti i informacionit është shëndëruar në muze.

Drejtori Blakaj tregon se në këtë memorial disa punë kanë mbetur të pa përfunduara, për shkak të disa banorëve që nuk janë shpronësuar ende prona e tyre dhe këta të fundit nuk kanë lejuar që punimet të vazhdojnë.

Një problem tjetër mjaftë i rëndësishëm është edhe konzervimi i kullave, proces ky që mos realizimi i tij po i shkakton dëme të mëdha kompleksit, shkruan rtv21.

“Vitin e kaluar në bashkëpunim me një kompani sllovene kemi bërë projektin për konzervimin të kullave, projekt ky që arrinë koston deri në 6 milionë euro. Por, në pamundësi të buxhetit ne nuk mund ta shpallim të hapur tenderin”, ka shtuar Idriz Blakaj.

Në anën tjetër, për fatin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në këtë memorial apo do të zhvendoset. Por, më shqetësuese është fakti se kjo shtatore është dëmtuar shumë dhe askush nuk ndërmerr masa për ta rregulluar.

“Kompleski ku përfshihet edhe shtatorja, është pronë e shtetit të Kosovës dhe janë institucionet e larta, ato që vendosin nëse shtatorja do të qëndroj apo jo”, ka thënë drejtori i AMKM-së.

Blakaj tha se Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në mungesë së arkitektit dhe të ndërtimtarit, po arrijnë të bëjnë një punë të madhe në menaxhimin, administrimin dhe në ndërtimin e komplekseve memoriale. Ndërsa sipas drejtorit për fatin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, ka thënë se le të ndërgjegjësohen vet ata që kur e vizitojnë premtojnë fjalë, të cilat me daljen nga kompleksi i lënë aty./21Media.