Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Baba plagos djalin e vet se mori nusen pa pëlqimin e tij – Malisheva Press

Baba plagos djalin e vet se mori nusen pa pëlqimin e tij

ambulancaNjë person në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vrasë djalin e vet për shkak se ky i fundit ka një nuse pa pëlqimin e tij. Viktima ende është në jetë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK. Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vrasë vetën, por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar.

Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras vetën me armë por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështet në kokë ta lëshojë në tokë, pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.

Pas hetimeve fillestare, dyshohet se baba ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vret, mirëpo për fat viktima ende është në jetë dhe sipas raporteve spitalore i njëjti pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.

Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka një vajzë për nuse pëlqimin e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit injëjti po mbahet në ambientet e policisë.