AVOKATI I POPULLIT: KRYEMINISTRIA FSHEHU DOKUMENTET PERGADITORE TË KUSHTETUTËS

AVOKATI I POPULLITNë një deklaratë për media dërgura nga Avokati i Popullit thuhet se ky institucion kishte kryer një hetim me vetëiniciativë (ex-officio) në lidhje me siç thuhet ’’ekzistencën, ruajtjen, vendndodhjen dhe qasjen në travaux preparatoires (punët përgatitore) të Komisionit Kushtetues të Kosovës’’. Më tej,Avokati i Popullit njofton publikun se këto hetime kanë qenë të suksesshme dhe dokumentet e punëve përgatitore tani janë gjetur dhe janë dorëzuar në vend të duhur dhe të sigurt, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Avokati i Popullit ka hapur hetimet lidhur me këtë çështje, pasi që kërkesat e vazhdueshme për sigurimin e punëve përgatitore të Kushtetutës, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, rezultuan të pasuksesshme, gjatë një periudhe prej më shumë se katër viteve.
Pas një hulumtimi këmbëngulës dhe pas komunikimeve të suksesshme me zyrat përgjegjëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Presidencën, Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Avokati i Popullit, më 5 dhjetor 2014, ka marrë konfirmimin zyrtar që Zyra e Kryeministrit, e cila posedonte të gjitha dokumentet e punëve përgatitore, i dërgoi ato në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës më 24 nëntor 2014, dhjetë ditë pas kërkesës së parë nga ana e Avokatit të Popullit. ( Koronologjinë e komunikimit ndërinstitucional e gjeni të poshtëshënuar në këtë Deklaratë).
Më 8 dhjetor 2014, Avokati i Popullit kishte vizituar Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për të konfirmuar drejtpërsëdrejti ekzistencën dhe ruajtjen e punëve përgatitore. Në Agjenci kanë shprehur përkushtimin e tyre për të dërguar sa më shpejtë tek Institucioni i Avokatit të Popullit, një kopje të të gjitha dokumenteve të kërkuara, pas sistematizimit arkivor, në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Deklaratën e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu:

http://ombudspersonkosovo.org/sq/lajme/DEKLARATE-E-AVOKATIT-TE-POPULLIT-LIDHUR-ME-PUNET-PERGATITORE-TE-KOMISIONIT-KUSHTETUES-TE-KOSOVES-1305