Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Austria e kërkon kodin telefonik të Kosovës në emër të Serbisë – Malisheva Press

Austria e kërkon kodin telefonik të Kosovës në emër të Serbisë

edita tahiriDetaje të reja janë bërë të njohura sa u përket marrëveshjeve më Serbinë. Të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë i ka publikuar Qeveria e kësaj të fundit në uebfaqen e saj, raporton KTV.

Këtë nuk e ka bërë Qeveria e Kosovës, e cila në vend të publikimit të teksteve të plota të marrëveshjeve të nënshkruara, të enjten u ka dërguar një letër medieve me të mirat që kanë secila marrëveshje veç e veç.

Nënshkrimin në këtë letër me të mirat e marrëveshjes e mban Edita Tahiri. Por, Austria, që autoritetet e Kosovës kishin thënë se i ka shkruar ITU-së në emër të Kosovës, në fakt këtë e ka bërë në emër të SERBISË dhe KOSOVËS.

Në të gjitha anekset teknike në ITU, Kosovës do t’i referohet me fusnotë.

Edita Tahiri, si udhëheqëse e dialogut teknik, e kishte nënshkruar marrëveshjen për fusnotë, duke thënë atë kohë se ‘ajo nuk është asgjë dhe fusnota do të shkrihet si fjollë bore’.

Në asnjë marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Kosovës nuk i referohet si REPUBLIKË, por vetëm Kosovë.