Atletja nga Malisheva fiton dy medalje në mitingun e atletikës të mbajtur në Shkup (Foto)

Merlinda Kryeziu vendos rekord të ri të Kosovës në kërcim së larti dhe fiton dy medalje të argjenda në mitingun në Maqedoni i cili u mbajt të dielën me 23.04.2017 në stadionin Filipi II në Shkup.  Në këtë miting të atletikës, atletja Merlinda Kryeziu arriti të vendosë rekord të ri të Kosovës në disiplinën kërcim së larti. Po ashtu Merlinda Kryeziu fitoi dy medalje në këtë miting në disiplinën Kërcim së larti ajo zuri vendin e dytë dhe po ashtu në disiplinën Kërcim së gjati, kryeziu fitoi vendin e dytë.