Atletët nga Malisheva të parët në kampionatin individual të Kosovës (Foto)

foto-5

Edhe një sukses tjetër i radhës i atletëve nga Malisheva. Në kampionatin individual të Kosovës, në kategorinë e juniorëve, garë kjo e cila u zhvillua të shtunën në qytetin e Mitrovicës, atleti Albin Hoti, fitoi dy medalje të arta, duke u shpallur kështu kampion i Kosovës në dy disiplina, në atë të 1500 metrave dhe në 3000 metra. Ndërsa në garën e femrave, atletja Ardita Berisha, po ashtu arriti ti fitoi dy medalje të argjenda dhe kështu u shpall nënkampione e Kosovës në disiplinat 1500-3000 metra.

foto-3

foto-2

foto-1

foto-4

foto-6