Astrazup: Uzurpohet prona dhe prishet trotuari me ‘’izë’’ të Ahmet Morinës (foto)

Një rast i radhës ka ndodhur ditë më pare në fshatin Astrazup. Aty kanë filluar fillimisht gërmimet në tokë publike për të vazhduar më pas me prishjen e trotuarit në mes të fshatit nga një ndërtues illegal dhe uzurpator.

Tashmë fëmijët detyrohen të kalojnë nëpër rrugën e assfaltuar ecila paraqet rrezik për sigurinë e tyre aq më shumë kur në atë pjesë ka passur më pare aksidente me fatalitet ku kanë pësuar fëmijët.

Sipas banorëve të Astrazupit që kanë dashur të mbesin anonim ky ndërtim është duke ndodhur me dijenin dhe lejen në heshtje të drejtorit të urbanizmit Ahmet Morina i cili vjen nga ky fshat.

Për më tepër vet banorër ofrojnë fakte se si e kanë njoftuar Morinën dhe i kanë kërkuar ta ndalin këtë uzurpim dhe ndërtim pa leje por që ai u  ka thënë se nuk ka në dorë asgjë për të marrë ndonjë masë.

Ndërtimet pa leje kanë vërshuar Komunën e Malishevës viteve të fundit përfshirë edhe uzurpimin e pronave publike ku komuna nuk ka ndërhyrë fare me mekanizmat e saj për ti ndalur, kurse në raste të caktuara si ky në Astrazup vet zyrtarë të lartë janë involvuar në lejimin e këtyre ndërtimeve pa leje.