Astrazup: Trotuari që nuk i reziston aspak reshjeve (Foto)

Në adresë të redaksisë së Malishevapress/ një lexues i yni ka derguar disa fotografi që pasqyrojnë edhe një projekt të dështuar të qeverisjes komunale në Malishevë. në foto shihet gjendja e tmrrshme e trotuarit në fshatin Astrazup, projekt ky i finalizuar nga qeverisja Begaj. Punët e bëra shkel e shko jo vetëm në këtë rast por edhe në shumë trotuar, rrugë, kanalizime dhe projekte tjera infrastrukturore kanë dështuar si pasojë e neglizhencës dhe papërgjegjësisë institucionale për të finalizuar në mënyrë standarde projekte publike. Prandaj, rasti i trotuarit në Astrazup dhe i shumë projekteve tjera infrastrukturore në fshatrat e komunës së Malishevës të cilat ende pa u finalizuar në tërësi si projekte janë shkatërruar, këto flasin për një qasje të gabuar ndaj parasë publike nga ana e qeverisjes komunale në Malishevë.