Astrazup: Nxënësit ”mërdhihen” në shkollën e sapondërtuar

Shkolla e sapondërtuar në fshatin Astrazup ishte mirëpritura nga banorët dhe kishte sjellë gëzim tek nxënësit. Por tani kur moti i ftohtë dhe dimri ka mbërhtyer vendin nxënësit po përballen me një problem elementar që po ua vështirëson mësimin e ai është i ftohti brenda klasave dhe ambienteve shkollore.

Mungesa e ngrohjes ka shtyrë prindërit e nxënësve parafillor të kësaj shkoll që të reagojnë ndaj të ftohtit të jashtëzakonshëm kur ata u thirrën në një mbledhje.

Njëri nga prindërit i ka bërë me dije mp se ata kanë kërkuar zgjidhje emergjente në të kundërtën kanë thënë se duhet ndërprerë mësimi derisa të rregullohet çështja e ngrohjes.

Sipas burimeve të mp nga menaxhmenti i shkollës ka pasur kërkesa drejtuar Drejtorisë së Arsimit dhe Kryetarit të Komunës që të gjindet zgjidhje për këtë problem por deri më tani nuk ka pasur ndonjë hap konkret me arsyetimin se ka mungesë së buxhetit.

Një përpjekje për ta zgjidhur këtë p[roblem sadopak ka pasur edhe nga xhamia e fshatit porse ka munguar bashkëpunimi i zyrtarëve komunal.

Nxënësit vazhdojnë të vijojnë mësimin në kushte të tempreaturave të ulëta brenda klasave derisa ky dimër sipas parashikimeve pritet të jetë ndër më të ftohtit në 10 vitet e fundit.