Astrazup: I dehuri sulmon një qytetar, arrestohet

arrestimiNë fshati Astrazup është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti (nën ndikimin e alkoolit) ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-në e Malishevës, dhe pastaj është liruar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës. /MalishevaPress