Asociacioni një “mini qeveri” (Video)

asociacioniJava e ardhshme mund të jetë vendimtare për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo temë ka shkaktuar debate të nxehta brenda vendit se a duhet të ketë ky asociacion kompetenca ekzekutive apo jo.

Milazim Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se ky asociacion është duke u krijuar për riintegrimin e serbëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës dhe se duke i parë zhvillimet e ngjarjeve nuk beson se do të ketë kompetenca të mirëfillta ekzekutive.

Në të kundërtën, sipas tij, do të kishte shumë implikime serioze për ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Edhe shefi i Departamentit të shencave politike në UP dhe profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se është normale krijimi i një asociacioni i komunave më shumicë serbe, por ky asociacion nuk guxon të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai druan se ky Asociacion do të formohej me kompetenca ekzekutive dhe se me këtë Asociacioni do të shndërrohet nga një shoqatë në një mini qeveri, me çka Serbia do të arsyetohej se serbëve të Kosovës po ua lë një pushtet ekzekutiv.

Njësoj mendon edhe sociologu Fadil Maloku, i cili thotë se krijimi i Asociacionit çon drejt bosnjizimit të Kosovës.