Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Asociacioni gjunjëzon sovranitetin – Malisheva Press

Asociacioni gjunjëzon sovranitetin

Islam_krasniqiMarrëveshja e fundit në Bruksel lidhur me Asociacionet ka krijuar një mjegulli të madhe, ku e gjunjëzon sovranin e shtetit apo edhe e ka shkelur me të dy këmbët, ku askush nuk po kupton asgjë, as vetë ata që e nënshkruan këtë marrëveshje. Sipas Kryeministrit të Kosovës marrëveshja për asociacionet nuk ka kompetenca ekzekutive, kurse homologu i ti serb thotë të kundërtën, që do të thotë një marrëveshje me dy interpretime.

Për derisa z. Mustafa nuk e publikon ketë marrëveshje, ajo dihet se asociacioni ka kompetenca ekzekutive, me ç’rast në Kosovë po krijohet një Bosnje e dytë.

Kjo marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën, sepse Asociacioni i komunave serbe ka  presidentin, zv. presidentin, e ka kuvendin, këshillin, i ka policët për serb brenda Kosovës, e ka flamurin e  vetë stemën, që po e ndanë Kosovën në dysh, me dy etnitete, serbe dhe një etnitet tjetër me shqiptar, ashkali, romë boshnjak , turk etj, që u benë dy Bosnje në Ballkan, ku komunat serbe mundë të bashkohen mes vete, dhe të marrin vendime ne kundërshtim me vendin tonë.

Duhesh të jesh serb, që të fitosh ndonjë privilegj, çfarë po ndodhë me ketë shtet, e pranuam pakon e  Ahtisaarit e cila i diskriminonte vetëm shqiptarët, por nuk kishte qenë fundi , ditë e këqija për Kosovën s’po kanë të ndalura, lufta diplomatike e Serbisë po e copëton çdo ditë e me shumë Kosovën, dhe liderët tanë dalin dhe thonë kemi korrur suksese në bisedime. “Presedenti i Kroat Josipoviq kur ishte takuar me  presidentin serb Nikoliqin i kishte thënë : “Ne nuk veprojmë si të mjerë ashtu siç veprojnë shqiptaret e  Kosovës, të cilët harrojnë gjithçka për asgjë.

Qytetaret e Kosovës nuk benë të pranojnë në asnjë mënyrë këtë marrëveshje të asociacionit, por duhet të kundërshtohet me të gjitha mekanizmat, sepse kjo po shkelë mbi sovranitetin e shtetit tonë ku, po ju lejon serbëve që të vendosin në kundërshtim të kushtetutës së Republika e Kosovës.

A pakë pako e  A’htisarit po i sjell demë keti vëndit, a pakë ju dha  minoritetit serb të drejta, e  coptojë sovranitetin, ju la  20 ulse në parlament, ju dha të drejten e  vetos, ku përshkak të mos  dijës sonë serbet gjdo proces po e bllokojn. Si pasojë e respektimit të minoritetit  serb, që ju kemi lan hapsir  kaqë të madhe, ata e  kanë bllokuar edhe transferimin e  ushtrisë, nga  FSK në Forc të Armatosur të Kosovës. E  pranuam pakon e  A’htisarit si kompromis, por  nuk besuam se do ta hapim ndo një here që ti ushqejm kriminelet edhem e shum me sovranitetin tonë.

Liderët tanë janë në gjendje të nënshkruajnë gjithçka vetëm e vetëm që të ju zgjatet mandati dhe të jenë të pëlqyer nga ndërkombëtarët. Duke u thirrur në patriotizmin fallso, po e copëtojnë sovranitetin, përse  luftuam, përse dhanë jetën mira veta, që ta ndajmë Kosovën, mos të harrojnë se edhe Esat Pasha ka luftuar për çlirimin e Shqipërisë, edhe ai ka qenë atdhetar, por në tavolinë e ka humbur betejën dhe populli ja dha hakun, dhe historia na ka mësuar si duhet pritur ata që e shesin vatanin për një kolltuk.

Islam Krasniqi