Asgjë nuk është më si më parë në Malishevë

Shkrim nga Xhevat Bislimi

Sot, i shtyrë nga kurreshtja (edhe nga deshira), shkova në Malishevë. Isha edhe në disa fshatra rreth e rrotull dhe në fund në një takim mobilizues për fushatë në Carallukë. Takova shume njerez ne Malisheve dhe ne disa fshatra te saj (te gjinive, moshave dhe profesioneve te ndryshme).

Kisha dëshirë të dija dhe të mesoja më shumë se cfarë mendonin qytetarët e asaj komune për zgjedhjet dhe për partitë politike (koalicionet). Ajo që mesova (pa pretenduar se me ato “mostra” mund te nxjerr nje perfundim qind per qind te sakte) ishte befasi e kendshme!

Shumica absolute e atyre që takova ishin të tronditur, të indinjuar, të dëshpëruar dhe të nervozuar me pazarllëqet që kanë bërë dhe po bëjnë kreret dhe grupet që kanë kapur partitë politikë në Kosovë! Ata qe ishin te LDK-se thonin se ishin te pakenaqur dhe te indinjuar me kreret e partise se tyre qe kishin hyre ne koalicion me ata qe i quanin “te korruptuar”, “hajdut”, “kriminele” e cka jo tjeter. Pak a shume mendonin edhe ata qe ishin te AAK-se. Ndersa ata te NISMA per Kosoven ishin edhe te zhgenjyer, edhe te indinjuar. Madje, ndjeheshin te mashtruar nga ata qe i larguan nga PDK-ja, duke i hasmuar me njerezit e saj ne Malisheve e jashte saj, dhe ne fund i kthyen ne PDK, duke hyre ne listen e tyre dhe duke u bashkuar-shkrire me PDK-ne!! Nuk ishin me pak te indinjuar dhe te pakenaqur edhe ata te PDK-se (ata qe takova) me kreret e kesaj partie qe kishte bere koalicion me LDK-ne sa per ta votuar Gjykaten Speciale per denimin e Luftes Clirimtare te UCK-se dhe te kombit shqiptar dhe tash, e trembur nga humbja dhe e shtrenguar nga “miqte” tane hyri ne koalicion me AAK-ne dhe me njembedhjete partie e partiza tjera!!

Kjo parti (PDK-ja) ia dhuroi edhe Kryeministrin e ardhshem (po qe se fitojne) AAK-se! Rreth 90% e ketyre te pakenaqurve qe takova deklaronin se per t’i ndeshkuar kreret e partive te tyre do te votonin per Levizjen (VV-ne) kesaj here…

Ne fund mora pjese, ne cilësinë e aktivistit, edhe në një takim mobilizues me banorët e Carallukës, që kishin ardhur të gjithë për t’i dhënë përkrahje Lëvizjes dhe kandidatëve të saj në këtë komune… U ktheva në shtëpi i lehtësuar dhe me bindje se do të kemi zgjedhje dhe rezultate interesante…