Asfaltohet edhe një rrugë lagjen e Hotëve në Malishevë

asfaltimi_berishe
arkiv

Ka përfunduar asfaltimi i një rruge në lagjen e Hotëve në qytetin e Malishevës. Rregullimi i kësaj rruge është bërë në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, përkatësisht brenda qytetit, dhe kështu, çdo ditë e më shumë, Malisheva po e merr pamjen që duhet të ketë një qytet apo një qendër komunale.

Asfaltimin e kësaj rruge, e ka shikuar nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, z.Skënder Rrahmanaj, dhe i kanë uruar banorët e kësaj lagje, e cila pothuajse e ka kompletuar infrastrukturën e saj, edhe po bëhet një pjesë e rregulluar mirë e qytetit.

Gjatësia e kësaj rruge është 330 metra, që e lidh këtë pjesë të lagjes me rrugën kryesore dhe rrugët tjera. Edhe kjo rrugë, sikur edhe projektet tjera, janë financuar nga buxheti komunal i Malishevës, dhe ka kushtuar rreth 22 mijë euro.

Kryetari, përveç urimit për banorët e kësaj pjese, tha se “përpjekjet e komunës, për rregullimin e tërësishëm të infrastrukturës nuk do të ndalen dhe ne si komunë, në vazhdimësi do të përpiqemi, që banorët e Komunës së Malishevës, të kenë kushte më të mira infrastrukturore”.

Krahas kësaj rruge, në një pjesë të kësaj lagje, është duke u punuar edhe kanalizimi.