Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Asamblisti i PDK-së Paguhet nga Shteti në Burg – Malisheva Press

Asamblisti i PDK-së Paguhet nga Shteti në Burg

rahovec

Këshilltari komunal i Rahovecit nga PDK, Ejup Kabashi, i arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, dhe menjëherë ishte dërguar në burg për ta vuajtur një dënim për krime të luftës.

Ejup Kabashi, për gjashtë muaj ka marrë rrogë në komunën e Rahovecit edhe pse është duke qëndruar në burgun e Dubravës.

Që nga momenti kur është arrestuar, Kabashi është paguar nga 92 euro në muaj, sa është paga e këshilltarit komunal, pa mëditje.

Këshilltari komunal i Rahovecit nga PDK, i arrestuar më 15 tetor të vitit të kaluar, dhe menjëherë ishte dërguar në burg për ta vuajtur një dënim për krime të luftës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës  konfirmoi për KALLXO.com se Kabashi do lirohet nga burgu në fillim të vitit të ardhshëm.

“Konfirmojmë se personi i quajtur Ejup Kabashi, i lindur në Rahovec, gjendet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Personi ne fjalë është arrestuar me datën 15.10.2015 për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës” dhe është dënuar me dy vite heqje lirie. Data e lirimit është 20.02.2017”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues.

Por për gjashtë muaj që Kabashi po vuan dënimin në burg, atij i i ka dalë paga si këshilltar komunal, por pa mëditje.

Madje sipas zyrtarëve të Asamblesë Komunale të Rahovecit, as subjekti i tij politik, PDK, që e drejton këtë komunë, nuk ka reaguar edhe pse e ka pasur një asamblist me pak në kuvend.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Nahit  Elshani, tha për KALLXO.com se ai nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar që Ejup Kabashi gjendet në burg dhe nuk  është dhënë asnjë arsyeje zyrtare për mungesë të tij.

Elshani tha për KALLXO.com se disa here i është drejtuar KQZ-së se çfarë duhet vepruar për shkak të mungesës së një asamblisti disa mbledhje me radhë.

“Unë ju kam dërguar KQZ-së përmes KKZ-së (Komisionit Komunal të Zgjedhjeve) dhe kam kërkuar sqarime për hapat që duhet t’i ndërmarr si Kryesues i Kuvendit të Komunës”, ka thënë Elshani për KALLXO.com

Ai thotë që përgjigja nga KQZ-ja është vonuar disa muaj.

Kryesuesi i Kuvendit ka konfirmuar për KALLXO.com se KQZ-ja i kishte kthyer përgjigje para pak kohe për zëvendësimin e Ejup Kabashit si këshilltar komunal.

“KQZ e ka kthyer vendimin se çfarë duhet vepruar për zëvendësimin e asamblistit në fjalë. Mbledhjen e ardhshme kandidati Xhafer Bytyçi ka për të bërë betimin si këshilltar komunal në vend të Ejup Kabashit”, u shpreh Elshani për KALLXO.com.

Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konfirmuar zëvendësimin e Ejup Kabashit me Xhafer Bytyçin.

Vendimi i KQZ-së për zëvendësimin e Ejup Kabashit në asamblenë komunale të Rahovecit.
Vendimi i KQZ-së për zëvendësimin e Ejup Kabashit në asamblenë komunale të Rahovecit.