Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Asamblisti i PDK-së fajëson komunën për injorim të banorëve të fshatit Lladroc (Foto) – Malisheva Press

Asamblisti i PDK-së fajëson komunën për injorim të banorëve të fshatit Lladroc (Foto)

Nebih Bibaj, asamblist i Partisë Demokratike në Malishevë, ka dërguar disa fotografi të rrugëve në lagjet e fshatit Lladroc, prej nga vjen edhe ai. Ai përveç këtyre fotove ka treguar se si banorët e fshatit Lladroc, më konkretisht ata të lagjes Tanashec, po përballën me vështirësi nga se komuna nuk u’a ka siguruar infrastrukturën bazë sië është rregullimi i rrugës në këtë lagje. Ai po ashtu, ka thënë se nuk është vetëm ky rast që komuna po i diskriminon banorët e fshatit Lladroc.

Më poshtë keni fotot dhe reagimin e asamblistit Bibaj:  

Gjendja e kanlizimit në lagjen Tanashec edhe në lagjet tjera e mjerushme. Rrugët po ashtu po e njejta gjendje siq shihen edhe në foto. Kërkesat e shumta drejtuar kryetarit Begaj ata kanë hasur në injorim total nga komuna. Ky trajtim diskriminues i qeverisjes së Nismës në Malishevë, ndaj Lladrocit dhe shumë fshatrave është i papranushëm, dhe ne si asamblist denojmë ashpër diskriminimet e tilla të cilat po vazhdojnë të bëhen kundër këtyre qytetarëve.