Asamblistët e Vetëvendosjes betohen para shtatores së Adem Jasharit në Malishevë (Foto)

Sot, sië edhe ishte e paraparë në agjenden e Komunës së Malishevës, që anëtarët e kuvendit komunal të dhanë betimin për mandatin e tyre. Ndryshe nga subjektet tjera kanë vepruar asamblistët e VV-së të cilët para së të shkonin në sallën e Kuvendit Komunal, ata kanë dhënë betimin para shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” në Malishevë. këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook koordinatori i VV-së, Alban Krasniqi. Ai përveç tjerash ka thënë se “në këtë mandat do ta rrisim angazhimin tonë  për të përfaqësuar denjësisht qytetarët e Malishevës. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri dhe krahu i qytetarëve!”

Më poshtë gjeni statusin e plotë të z. Krasniqi: