Artikulli i gazetës religjioze që flet për Limajn dhe që u shpërnda sot është i vitit 2009 (foto)

Një artikull që po shpërndahet nga portalet dhe zyrtarët e Nismës është jo më pak se 8 vjet i vjetër.

Si duket Nisma po mundohet të ‘’shpërlajë fytyrën’’ kryetarit të saj Fatmir Limaj i cili bëri fyerjen më të madhe ndaj malishevasve të varfër duke ia tejkaluar edhe Hashim Thaçit i cili kishte fyer malishevasit pa e ditur se po përgjohej derisa Limaj e bëri këtë hapur në një tubim elektoral.

Artikulli i cili po shpërndahet nga Nisma përmes portaleve që po i sponsorizon është shkruar gjithashtu nga një gazetë e huaj religjioze-kristiane me 4 mars të vitit 2009, kohë kur Limaj ishte krahu i djathtë i Hashim Thaçit .

Linku i artikullit:

https://www.csmonitor.com/World/2009/0304/p01s01-wogn.html