Artikuj me afat të skaduar në një nga marketet e Malishevës (Foto)

Një qytetarë ka dërguar në redaksinë e Malishevapress një foto ku shihet se një produkt  të cilin e kishte blerë në njërën nga qendrat tregtare në Malishevë, ishte me afat të skaduar. Një dukuri kjo mjaft shqetësuese vazhdon të mbetët për konsumatoret, të cilët jo rrallë herë na shkruajnë për raste të tilla ku gjatë blerjeve hasin në produkte me afat të skaduar. Kjo përveçse është manipulim dhe papërgjegjësi e menaxhmenteve të këtyre marketeve, barrë të madhe bartë edhe zyra e inspektoratit të cilët nuk kryejnë obligimin e tyre ligjor për të kontrolluar tregun dhe për të ofruar siguri ndaj konsumatorëve.