Artan Hoti i Nismes për Kosovën, ironizon dhe thumbon deputetin e LDK-së Sali Morina

0112121
“Deputeti nga Malisheva nga radhet e LDK-se duke u orvatur neper salle me listen e nenshkrimeve per te thirrur seance te jashtezakonshme per ta bere Hashimin President’.

“Malishevas pra kjo është “Demokraci” personi njejt ka kërkuar vote te ju duke e akuzu si kriminel e si te korruptuar Hashimin e sot deshira me madhe e tij e e shumices se LDK-se eshte qe Hasha te behet President”. Urime LDK
Hoti ka adresuar këto kritika duke u nisur se LDK- në vazhdimësi kishte akuzuar SHIK-un e PDK-së për vrasjen e aktivistëve të kësaj partie. Gjithashtu LDK në vazhdimësi është zotuar që nuk do të bashkëpunoj me PDK-si një subjekt i krimit e korrupsionit. Edhe në zgjedhjet e viti 2013 Sali Morina bashke më shumë deputet e anëtarë të LDK-së zotoheshin se nuk do të jenë vegël e PDK-së më.
Reagime për deputetin Morina dhe servilitetin e tij ka pas edhe nga shumë qytetarë e aktivist të subjekteve politike, madje edhe nga vete anëtarë e simpatizant të LDK-së në Malishevë.